Ka ndërruar jetë turisti anglez 21-vjeçar, i cili ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi. Policia njofton se turisti anglez Z. C. ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Vlorës.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë pak sekonda më parë.Në një njoftim të mëparshëm të policisë tonë thuhej se ngjarja ka ndodhur për shkak se dyshohet se i riu anglez ka qenë i dehur.
“Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Z. C., rreth 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qënë në gjëndje të dehur.Shtetasi Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e parë të policisë, ndërsa tani konfirmuar ndarja nga jeta e tij.