Lajme

Lajm i zi! 27-vjeçarja shqiptare jep shpirt nga Covid-19, nuk ia doli dot





Një 27-vjeçare nga Saranda ka ndërruar jetë ditën e sotme pas komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për shtatë humbje jete prej virusit të rrezikshëm.

Mësohet se e reja po trajtohej në spitalin COVID në kryeqytet, por nuk ka arritur t’i mbijetojë pasojave të COVID-19.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.





MË TË LEXUARAT

To Top