Ledri dhe Sara disa javë më parë na konfirmuan lajmin se do bëhen prindër për herë të parë me anë të një super videoje.
Ndonëse kishte goxha javë që mediat shkruanin për ta, çifti kishte vendosur të qëndronte në heshtje deri në fund të muajit korrik, kur na treguan se po presin një vajzë.
E teksa muajit kalojnë, çifti simpatik ka vendosur që të kalojë disa ditë pushimi në Malin e Zi, ku ndodhet me shoqërinë e tyre, teksa ditën e djeshme iu bashkuan edhe prindërit dhe vëllai i Dua Lipës.
Mbrëmjen e sotme, reperi ka postuar një foto me Sarën, teksa shihen mbi një jaht në mes të detit, mirëpo kjo foto nuk i ka pëlqyer Sarës.
Por kjo nuk e ka penguar aspak Ledrin ta publikojë atë, teksa krah fotos ka shkruar: “Nuk po ma nin që nuk po të pëlqen qysh ki dalë”.
Por, Sara duket se e ka gati asin nën mëngë. “Mbaje mend po s’ta ktheva” i ka shkruar ajo Ledrit në koment, duke na paralajmëruar se do t’ia kthejë në të njëjtën monedhë.