Lajme

Lidhi kurorë me vajzën 50 vite më të re dhe nuk i la gjë pa blerë, flet ish-myftiu shqiptar: Ato fjalët që më thanë nuk i meritoj…

Ish-kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Sulejman Rexhepi, në një intervistë për TV21 ka folur për gjendjen dhe zgjedhjet në BFI.

Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu apel besimtarëve: Kujdes maksimal që të mbrojmë më të dashurit tanë | Bild.mk

Ai tha se nuk e ka merituar të shkarkohet në mënyrën që u shkarkua, duke shtuar se personat që e shkarkuan tani nuk i flasin dhe krenohen me punët e tij. Në lidhje me kandidatët për reis të BFI-së, Rexhepi tha se ata kanë lidhje të dyshimta.

Në deklaratën e lexuar nga myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu, thuhet se Rexhepi u shkarkua nga detyra për shkak të shkeljes së Kushtetutës së BFI-së, respektivisht nenit 36.

Në këtë nen, veç tjerash, thuhet se kryetari i BFI-së shkarkohet kur “nuk i kryen obligimet për të cilat është zgjedhur, kur qëndrimi dhe puna e tij janë në kundërshtim me normat islame dhe aktet normative të BFI-së, kur punon kundër dispozitave dhe vendimeve të organeve kompetente të BFI-së, kur keqpërdor pozitën në dëm të interesave të BFI-së”.

Vendimi për shkarkimin e Rexhepit vjen pas një sërë veprimesh nga ai, që kanë nxitur reagime në opinionin e gjerë, përfshirë edhe për aktin personal të martesës.

Kush është Shaqir Fetahu, kreu i ri i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni

MË TË LEXUARAT

To Top