Rozë

Lidhja e saj me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj: Mami nuk më ka folur tre muaj me gojën, s’ishte dakord

Rudina Dembacaj ishte e ftuar së bashku me motrën e saj Jereda në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Rudina dhe Jereda kanë treguar për marrëdhënien e veçantë mes tyre.

Ato kanë plot 9 vite diferencë dhe kanë qenë mbështetja kryesore e njëra tjetrës në momentet më kryesore të jetës së tyre. Një nga vendimet më të rëndësishme për Rudinën ishte edhe lidhja e saj me Mark Frrokun, ajo e cilëson si një situatë të komplikuar, ku nëna dhe pjesa tjetër e familjes nuk i flisnin, por motra e saj e mbështeti.

Rudina Magjistari: Kur u njohe me Markun dhe vendosët të keni një lidhje serioze, si ja ke treguar dhe çfarë të ka thënë motra jote?

Rudina Dembacaj: Të them të drejtën. Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë.

Rudina Magjistari: Vërtet të kanë mbajtur qëndrim?

Rudina Dembacaj: Po më mbajtën qëndrim se u dukej një gjë e tme rrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi. Si ja thashë? U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova.

Jereda Dembajcaj: Merrem unë me të tjerat pastaj.

'Mamaja s’më foli tre muaj', Rudina Dembacaj tregon si

MË TË LEXUARAT

To Top