Rozë

”Lidhja me Beatrix ishte një lojë”/ Semi: Kam qeshur dhe qarë në krahët e Donaldit, ajo që bëri nuk ishte mirë

Këngëtarja Semi Jaupaj është rikthyer të flasë për Big Brother Vip dhe aventurës së saj në atë shtëpi.

E ftuar në “Fan Club”, Semi ka thënë se kujtimet më të bukura në atë shtëpi i ka pasur me Donaldin, mirëpo ajo shtoi se nuk është dakord me atë që aktori ka bërë, duke iu referuar këtu historisë së tij me Borën, mikes së ngushtë të këngëtares.

“Donladi do të jetë pjesë e kujtimeve më të bukura. Kam qarë në krahët e tij, kam qeshur. Dua ta ndaj pak këtë pjesën.

Nuk jam dakord me një gjë që Donaldi ka bërë, por kam ditur të ndaj Donaldin si lojtar. Ka disa gjëra që nuk na kanë pëlqyer.

Në këtë moment ë garës se cilido që do e fitonte do të ishte e lumtur, nuk mund të flas për fitoren”, tha Semi.

MË TË LEXUARAT

To Top