Një viç i lindur me dy koka në provincën Buriram në Tajlandë më 14 Shkurt është adhuruar nga fshatarë supers tici ozë, të cilët besojnë se kjo është një shenjë e fatit të mirë. Pamjet e publikuara tregojnë njerëzit që ulen pranë viçit dhe luten.
Viçi gjithashtu lindi me dy organe ripr odhuese dhe një vesh shtesë në mes të dy kokat e tij. Def orm imet e tij bëri që i porsalinduri të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe u bë shumë i dobët për të ngrënë. Fermeri Somorn Krasaesom, 66 vjeç, e çoi atë në një klinikë por vd i q gjysmë ore pasi kishte lindur.
Somorn tha se ishte shka tërruar por beson se ky viç ishte një “dhuratë nga qielli”. Ai tregon se para se të lindte viçi kishte parë dhe një ëndërr.
“Në ëndrrën që pashë, unë isha duke mbajtur një foshnjë si nipi im. Foshnja supozohej të më jepte një jetë të begatë. U bë e vërtetë. Që kur lindi lopa, unë u bëra me fat”. Somorn tregoi se pas kësaj ngjarje ai ka fitur 20,000 Baht (480 £) në lotari.
Fermeri tani po planifikon të ruajë trupin e viçit dhe të ndërtojnë një vend të shenjtë pranë shtëpisë së tyre.