Rozë

Lindi djalin e dytë/ Shikoni çfarë super feste ka bërë Arbana Osmani, ja dhuratat që i blenë miqtë

Moderatorja Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha dy ditë më parë partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj me një foto ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë.

Moderatorja konfirmon shtatzëninë, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të  bëhen prindër! - REVISTA VIP

Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur djalit emrin e veçantë, Diell. Sot Dielli është mirëpritur në shtëpi me një atmosferë shumë të ngrohtë.

Ka qenë Xhemi dhe Eduarti që kanë publikuar pamjet nga mirëpritja madhështore. Ambienti i shtëpisë është zbukuruar me tollumbaca, arusha dhe në qendër shkruhet “Mirëseerdhe bebi Diell”.

“Lumturi”, shkruan Xhemi krah fotos ku shfaqet me Arbanën përqafuar.

MË TË LEXUARAT

To Top