Ditën e sotme, Lori Hoxha feston 27-vjetorin e lindjes. Të shumta kanë qënë urimt që ka marrë Lori në këtë ditë por pa dyshim fjalët më të veçanta ia ka dedikuar motra e saj, Sara, me të cilën Lori ka një lidhje mjaft të ngushtë.
“Ka qenë një xhiro e çmendur, mikja ime. Të dua shumë. Gjithmonë bashkë, në çdo vështirësi”, shkruan Sara.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Lorit, e cila i ka komentuar: “Të dua më së shumti!”
Ajo ka zgjedhur një foto nga fëmijëria e tyre dhe prej atij momenti Lori dhe Sara kanë qenë të pandara dhe gjithmonë aty për njëra-tjetrën.