Rozë

Lori Hoxha publikon foton me Kadarenë, nisin komentet: Do e fusësh dhe atë në ‘Big Brother’

Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha ka realizuar një takim me shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Ajo ka publikuar një postim në Instagram, ku shpreh disa fjalë të ndjera për Kadarenë.

“Një kafe me Z. Kadare, i pandarë nga zonja e tij Helena dhe miku që e shoqeron në bisedat e përditshme, Bujari. Folem pak për punën time dhe mungesën e promovimit të letërsisë ne mediat Shqiptare.

Deshira për ti shërbyer një publiku më të gjëre shpesh herë zbeh nevojën për të ruajtur ato pak gjëra që i mbajnë shpirtin dhe dijen gjallë një kombi dhe jam e lumtur që përvec nderit, në këtë tavolinë ripozicionova disa prioritete.

E lumtur të degjoja po ashtu që këto pretendime vinin pikerisht tek unë dhe tek Top Channel, si televizioni i vetëm që përcjellin dhe kanë besim.

Të dish që një njeri me impaktin që Kadare ka patur në letërsinë por dhe historinë Shqiptare ndjek punën tënde është nder jete dhe do ngelet në listën e kujtimeve të mia më të cmuara“- shkruan Lori.

Por sigurisht kurioziteti i të gjithëve është a kanë folur në këtë takom për Big Brother? Duke qenë se kudo flitet për të menduam a e ndjek si format Kadareja dhe nëse biseda mund të ketë shkuar edhe deri aty. Por në fakt Lori ka treguar nëpërmjet postimit që ata kanë folur të fokusuar tek letërsia, shkruan Kryefjala.

MË TË LEXUARAT

To Top