Këtë herë pyetjeve pikante në “Zemër Luana” nuk u ka shpëtuar as vetë autorja e spektaklit, Luana.
Ajo u ‘testua’ nga Belinda Dragoti, ish-veline e programit “Xing me Ermalin”. Belinda i bëri këtë pyetje autores:
“Një nga ish-koleget e mia të kanë bërë këtë pyetje që do të bëj unë tani, për të parë sa ka ndryshuar përgjigjia:
Cila është fjala më e pisët që përdor më shpesh?” Luana nuk hezitoi të përgjigjej duke bërë të ditur fjalën dhe ishte po e njëjta si dikur:
“Moj moj marmaladë”. Ndryshe, Luana po shenon sukses me emisionin e ri duke arritur shifra te medha klikimesh.