Rozë

Luana Vjollca do i marrë prezantimin e ”Për’puthen” Bora Zemanit? Ja çfarë po përflitet

Tashmë dihet që sezoni i ardhshëm i “Përputhen” do të pësojë ndryshime të mëdha, jo vetëm në format, por edhe në autorsinë e programit dhe në moderim. Autorja e 3 sezoneve, përfshi këtë aktualin, Olsa Muhameti e ka deklaruar para disa kohësh që ky do jetë sezoni i fundit që bën këtë emision, sepse ka nevojë për pushim.

Did it occur to you to harass Bora?", The competitor of 'Përputhen' gives  the surprising answer, but then regrets and does the unexpected action  (PHOTO) - Gossip

Por, sipas informacioneve tona nuk do të iki vetëm Olsa nga ‘Përputhen’, por edhe moderatorja Bora Zemani. Kjo e fundit është vënë pak në pozitë të vështirë në Top Channel kohët e fundit për shkak të asaj që ka ndodhur me Donaldin në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’.

Në puntatën e të dielës së kaluar në ‘Fun Club’, moderatorja Dojna Mema pohoi që Bora kishte “shfrytëzuar” njohjet që ka në Top Channel për t’i dërguar shenjën që priste rej kohësh Donaldi, por produksioni i ‘BBV’ nuk e kishte lejuar, duke i thënë që këtë gjë ta bënte publikisht. Gjithashtu në reagimin e bujshëm që Bora bëri për situatën mes saj, Donaldit dhe Beatrixës, ia hoqi peshën e fait Donaldit, duke kërkuar që ta mos ta gjykonim atë dhe duke nënkuptuar që fajin kryesor për gjithë situatën që ndodhi e kishte produksioni i ‘BBV’.

Nga tani kanë nisur fjalët e para se kush do te jetë autorja dhe prezantuesja e sezonit të ri të Përputhen. deri më sot qarkullojnë dy pista. Pista e parë mban emrin e Luana Vjollcës, e cila pak ditë më parë deklaroi largimin nga Top Channel pasi mbylli me sukses për të disatën sezon rresht “Shiko kush luan me mua”, një super emision që gjithmonë ishte “top” me audiencën. Me lëvizjet e fundit që kanë ndodhur në këtë televizion dhe me largimin e Ben Blushit, nuk përjashtohet rikthimi i Luanës, pasi ajo ka një marrëdhënie të shkëlqyer me familjen Hoxha, pronarët e Top-it.

Luana do të jetë jo vetëm prezantuesja e ‘Përputhen’ por edhe autorja e saj, njësoj siç ka qenë edhe në “Shiko kush luan”. Prej kohësh, përmes postimeve në rrjetet sociale, Luana na ka paralajëmruar që do vijë me një projekt të ri në televizion, që do jetë projekti më i rëndësishëm në karrierën e saj televizive. Me ardhjen e Luanës në krye të këtij formati, pretendohet nga drejtuesit që të arrijnë audiencën e sezonit të kaluar, pasi ‘Përputhen’ i këtij sezoni ka qenë shumë zhgënjyes deri tani. Më parë Luana ka qenë shumë pranë realizimit të një spektakli “dating” me patentë tjetër, kështu që nuk përjashtohet mundësia që emisioni të mos quhet më “Përputhen”.

Pista B, ka të bëjë me dy emra të tjerë që janë Zefina Hasani dhe Klea Huta. Zefina ka qenë edhe më parë autore dhe bashkëautore në disa emisione të Top Channel si “The Voice”, “Hell’s Kitchen”, “Pasdite” etj, ndërsa Klea që aktualisht drejton “Këngë moj” në Vizion +, do të ishte prezantuesja e duhur për një format si ‘Përputhen’. E sigurt është që ‘Përputhen’ do të pësojë ndryshime drastike, por ende na duhet të presim për të mësuar se kush do jenë drejtuesit e rinj, Luana apo Zefina me Klean.

Thuhet se “Përputhen” është me skenar, Bora Zemani zbulon si funksionon  emisioni | FLASH

MË TË LEXUARAT

To Top