Takimi pwr negociatat midis Ukrainës dhe Rusisw e cila ishte planifikuar pwr sot në Stamboll, mund të fillojnë nesër në orën 10 me orën lokale.
Kështu wshtw shprehur anëtari i delegacionit ukrainas David Arahamiya, siç raporton Ukrinform. Sipas Arahamiya, fillimi i bisedimeve u shty për shkak të problemeve logjistike.
Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia do të ishte gati të konsideronte qytete të tjera për negociata, si Beogradi i Serbisë.
“Vendi për negociata duhet të jetë i pranueshëm për të dyja ekipet. Ne mbajtëm tre raunde bisedimesh ballë për ballë në Bjellorusi, pastaj pati një pushim për arsye teknike, ishte e vështirë të takoheshim drejtpërdrejt,” tha ai.
“Tani është arritur një marrëveshje për një takim në Stamboll, ajo pasqyron pikën gjeografike në lidhje me të cilën mundësitë e të dyja palëve përkonin. Edhe pse, e përsëris, ne, natyrisht, do të jemi të gatshëm të shqyrtojmë edhe lokacione të tjera, përfshirë Beogradin. ”