Aktorja e njohur italiane me famë ndërkombëtare, Ornella Muti, e cila nga ana e nënës është me origjinë ruse ka folur së fundmi për situatën në Ukrainë.
Ajo është pyetur se cili është mendimi i saj lidhur me këtë situatë, aktorja pati disa momente hezitimi. “Unë jam gjysmë ruse dhe është një çështje që s’më përket mua.
I dua shumë rusët dhe ata më duan mua dhe për këtë më vjen keq,” tha Ornella. Kur gazetarja e pyeti se kush është a gresori dhe kush është v iktima, aktorja e njohur vetëm tundi kokën dhe nuk dha asnjë përgjigje.
Ornella duket se preferon të jetë e distancuar nga ajo e gjitha që po ndodh së fundmi ems dy shteteve. Ndërkohë, deklarata e saj ka shkaktuar shumë diskutime tek opinioni publik.
Kujtojmë që më herët, 67-vjeçarja ka bërë kërkesë për marrjen e nënshtetësisë ruse. Pas deklaratës së saj, menjëherë në rrjetet sociale nisi një vrull komentesh dhe kritikash negative për të.
Kujtojmë se para dy vitesh, Ornella Muti ka vizituar dhe Shqipërinë dhe u kap nga mediet duke kërcyer nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare me një grup valltarësh në një resort në Durrës.