Lajme

Lüfta në Ukrainë/ Erdogan i bën thirrje Europës dhe NATO-S: Reagoni sa më shpejt!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se reagimi i NATO-s dhe vendeve perëndimore ndaj pushtimit rus të Ukrainës nuk ishte vendimtar dhe shtoi se shpreson që samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s që do të mbahet sot të çojë në një qasje tjetër.

“NATO duhet të kishte ndërmarrë veprime më vendimtare. Qasja e Evropës tregon mungesë vendosmërie . Gjithçka që ata po bëjnë është të japin këshilla dhe t’i shprehin pikëpamjet e tyre Ukrainës pa ofruar mbështetje reale ,” tha Erdogan.

“Siç tha (Presidenti ukrainas Volodymyr) Zelensky, kjo nuk është në përputhje me miqësinë dhe solidaritetin,” tha Erdogan, i cili do të marrë pjesë në një samit të NATO-s më vonë sot .

MË TË LEXUARAT

To Top