Presidenti rus Vladimir Putin ka humbur kolonelin e tij të nëntë në be tejë që nga fillimi i pus htimit brutal të Ukrainës në shkurt, ndërsa humbjet e Moskës vazhdojnë të rriten, shkruan media britanike Dailymail.
Një fun eral për kolonelin Alexander Bespalov u mbajt të premten në qytetin rus të Ozersk, sipas një njoftimi lokal, i cili tha se ai u v ra “gjatë një op era cioni special us htarak në Ukrainë” – një term i përdorur nga Moska për të shmangur fjalën “lu ftë”.
Deklarata thoshte se Bespalov ishte komandanti i Regjimentit të 59-të të Tankeve të Gardës dhe u bë oficeri më i fundit i lartë ushtarak rus që u vra në luftë.
Një fotografi e Bespalov tregonte se ai ishte një o ficer i dekoruar disa herë me dy rreshta medaljesh të skalitura në gjoks.
Por më pas njoftimi për fu neralin e tij u fshi. Ozersk është një qytet i mbyllur rus, që do të thotë se udhëtimi brenda dhe jashtë është shumë i kufizuar.
I koduar Qyteti 40, Ozersk ishte vendlindja e programit të ar mëve bërthamore sovjetike pas Luf tës së Dytë Botërore.$