L ufta e nisur mes Rusisë dhe Ukrainës, mund të kthehet në një bet ejë ekonomike për shumë shtete.
Një vrull i ri çmimesh pritet të reflektohet shumë shpejt edhe në tregun shqiptar sa i takon drithërave. Duke qenë se Rusia është destinacioni kryesor nga ku Shqipëria furnizohet me grurë, çmimi i tij pritet të rritet, për shkak të sanksioneve të paralajmëruara nga SHBA ndaj Rusisë për bllokimin e tregtisë.
Çmimi i një ton gruri u rrit në vetëm dy ditë si pasojë e konfliktit me 10%, thotë kryetari i unionit tregtar Agro-Ushqimor, Theodhor Kristuli.
‘Pjesën më të madhe të grurit në e marrim nga Rusia. Rreth 75% të importit. Me çmimin situata është e hapur, me bllokimin që i është bërë nga SHBA, çmimi i grurit është rritur me 10% nga dje në sot’, tha Kristuli.
Në mungesë të furnizimit nga Rusia, Kristuli thotë se duhet ti drejtohen tregjeve të tjera të cilat menjëherë kanë rritur çmimin e grurit për tonë.
‘Mundësi alternative që të shkojnë më Francë apo Kanada, pra në shtete të tjera që të shikojmë. Ky proces e rrit shumë koston. Por edhe vetë Franca e ka rritur me 30 euro për ton çmimin e grurit’, pohon Kristuli.
Nga ana tjetër Kristuli thotë se depozitat në vend janë të furnizuara maksimumi për të përballuar vetëm për 3 muaj.
‘Aktualisht depozitat me grurë në Shqipëri janë të mbushura, por stoku mund deri në 2-3 muaj’, shton ai. Vetëm në vitin e kaluar Shqipëria ka importuar nga Rusia 4.9 miliardë lekë vetëm drithëra, vlerë që ka ardhur në rritje nga viti 2020 kur u importuan 4.3 miliardë lekë drithëra.