Rozë

Luizi e pyeti si rashë kaq shpejt në dashuri me ty? Kiara i përgjigjet: Unë s’jam e bindur

Ndërsa Luizi vazhdon të demonstrojë se është fort i dashuruar me Kiarën, kjo e fundit nuk ndalet në shfaqjen e dilemave.

Sot, një tjetër shoë i tillë mes tyre u shfaq në BBVip2. Kiara ka patur shumë ankesa për veshjen e Luizit. Ajo herë pas herë i kërkon atij të ndërroi veshje. Ndonëse kërkesat e saj janë të shpeshta, kjo gjë nuk e ka bezdisur Luizin.

Teksa të dy po përqafoheshin në dhomën e gjumit, Kiara i kërkoi Luizit që ta heqë bluzën që kishte veshur, pasi nuk e shikonte dot.

Luizi shkoi menjëherë në dollap dhe veshi diçka tjetër. Atë moment, ai i thotë se është i dashuruar shumë me të, duke shtruar pyetjen:

“Si shpjegohet që rashë kaq shumë brenda me ty”.

Kiara nisi të shfaqë dyshime duke thënë se nuk e di se çfarë bën ai kur bie brenda, duke sugjeruar madje se është njeri që përfshihet shpejt në një marrëdhënie.

MË TË LEXUARAT

To Top