Rozë

Luizi e thotë hapur për gjendjen në Shqipëri: Njerëzit nuk kanë bukë të hanë, kam jetur në Paris e di sa janë çmimet e shtëpive

Luiz Ejlli, ka folurnë Big Brother Vip në lidhje me standardin e jetesës në Shqipëri duke theksuar se të rinjtë sot nuk kanë siguri për të krijuar një familje.

Gjatë një bashkëbisedimi për tema të caktuara, Luizi deklaroi se pjesa më e madhe e të rinjve largohen nga vendi me gomone për të punuar në fushën e tr afikut dhe kultivimit të lëndëve nark tike. Ai shtoi se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë të fri kshme ndërkohë që qytetarët nuk kanë bukë të hanë.

“Referuar shifrave të INSTAT, lindjet në Shqipëri janë shifra shqetësuese. Tregon se njerëzit nuk kanë mundësi, as siguri për të krijuar familje. Ka plot që ikin jashtë? Nuk ka plot, janë me gishta ata që ikin jashtë me studime, sepse s’kanë mundësi familjet.

Ky vend nuk bëhet. Se si do të bëhet askush nuk e di. Më keq nuk ka qenë. Ke njerëz që nuk kanë bukë të hanë dhe ke çdo ditë kulla që lulëzojnë në Tiranë me nga 7-10 mijë euro m2. Kush i blen? Kush i ndërton?

Përditë duke lulëzuar këto kompani. Kam jetuar në Paris, e di sa janë çmimet e apartamenteve atje dhe e di sa janë te liqeni. Janë të frik shme. Janë dyfish te liqeni. Kush i blen? Kush i kontrollon? Këtu nuk funksionon asgjë më. Në Shqipëri janë kamerierët të gjithë me diploma të shkollës së lartë, me juridik”, deklaroi ai.

MË TË LEXUARAT

To Top