Një moment kur Luiz Ejlli i “hidhet” sipër Kiara Titos teksa ajo po qëndronte në shtratin e saj, ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. Ky moment është komentuar dhe mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit.
Arbri: I kam parë, uroj të ketë një gjë të bukur dhe të pastë, se kam parë që dhe Kiara do kohën , problemi është kjo hedhja te krevati, se këta nuk janë të lidhur, nuk e kuptoj dot këtë si shaka, se ky është program që shihet nga fëmijët.
Kiara: Unë kam këtë natyrën që nuk dua t’ia prish njeriu, këtë e kam diskutuar me Luizin , ne rrimë shumë me njëri-tjetrin, por nuk kemi asgjë.