Rozë

Luizi i propozoi Kiarës për martesë, përgjigja e saj: Dua t’ia fus me shpullë

Përgjatë dy ditëve të fundit Luizi u distancua nga Kiara, gjë që e mërziti shumë moderatoren. Ai i tha se nuk ishte i sigurt për ndjenjat e tij, mirëpo e gjithë kjo ka qenë një lojë nga ana e Luizit.

Mbrëmjen e sotme këngëtari e surprizoi në mënyrën më të bukur të mundshme. Pasi e bëri të mendonte që kishte dyshime për lidhjen e tyre, ai e surprizoi duke i propozuar martesë. Kiara kërkoi të largohej nga “Big Brother” por Luizi e nxorri në oborr.

Luizi: E gjitha ka qenë lojë dhe pjesa e dasmës që është bërë traditë tani në Big Brother, është lojë, ishte lojë dhe sot ka ardhur koha të t’i them gjërat në sy. Nuk kam pse gënjej më

Kiara shpërtheu në lot sepse mendoi që Luizi i tha se historia e tyre ka marrë fund dhe bëri të largohej. Mirëpo Luizi e ndaloi dhe u ul në gjunjë duke i thënë: Do të bëhesh gruaja ime? Më fal! Sinqerisht më fal! Do martohesh me mua?

Duke mos i ndalur lotët, Kiara tha: Më falni por dua ta vr as! Po pranoj…por dua të ta fus një shpullë.

Dyshja u përqafuan dhe u puthën, teksa u krijua një atmosferë shumë e ndjerë dhe romantike.

MË TË LEXUARAT

To Top