Sonte në spektakël u diskutua edhe marrëdhënia e Kristit me Kiarën , pasi Tea u shfaq në një klip duke thënë se i ka parë ata të dy ‘afër’.
Tea: Luizi thotë që do vijnë nga jashtë do ma marrin Kiarën dhe i thashë që shiko njëherë brenda , dhe kam parë Kristin të afërt me Kiarën.
Kristi: Është e vërtet kjo që thotë Tea, unë kam limitet e mia, por te Kiara nuk është që jam ndjerë më mirë por Kiara është shumë relaks dhe të bën të ngatërrosh fokusin. Por është e vërtet që kur e kam Kiarën afër ka një lloj komforti, po kjo ska asgjë të keqe.
Luizi: Për sa kohë që Kiara thotë që jemi shokë, skam të drejtë ti kërkoj llogari. Tani gjithkush ka atë frikën , por ajo nuk më ka dhën atë që po i jap nuk hamendësoj gjë.
Olta: Po ti e ke ng acmuar kristin për këtë gjë me ditë me radhë! Ti je bërë xheloz!
Luizi: Unë bëhem xheloz edhe kur ajo flet me ty , ca do me thënë kjo!