Në një bisedë me Kiarën në dhomën e gjumit, Luizi u shpreh se është i mërzitur dhe se nuk ka çfarë bën më aty. Nuk kam çfarë bëj këtë më. Nuk do bëhet asgjë.
A mërzitesh ti? Dëgjohet t’i thotë këngëtari moderatores. Nuk dihet nëse Luizi po mendon të largohet nga BBV apo është një rreng që po i bën Kiarës.
Ndërkohë kujtojmë që në Youtube është publikuar kënga e Luiz Ejllit, e titulluar “Me ty”, e cila është një dedikim i këngëtarit për Kiarën me rastin e Shën Valentinit.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania. Çifti, që ditë më parë u ‘martuan’ në një ceremoni brenda shtëpisë, po vazhdojnë të tregojnë çdo ditë e më shumë dashurinë ndaj njëri-tjetrit.
Ata kanë nisur ditën e sotme që njëherësh njihet edhe si ‘Dita e të Dashuruarve’ me puthje e përqafime. Në oborrin e shtëpisë banorëve iu është bërë një befasi nga ‘Vëllai i Madh’, ku shihen disa balona në formë zemre dhe një aparat për të bërë fotografi.
Ata shkëmbyen vazhdimisht puthje dhe tashmë e kanë shprehur se janë të lumtur që kanë gjetur njëri-tjetrin brenda. Të njëjtit kanë filluar edhe të bëjnë plane për dasmë, e madje komentojnë vazhdimisht pushimet në ishujt Maldive.