Rozë

Luizi jep deklaratën: Po e fitova unë, çmimin e madh do ia jap Kiarës ajo e meriton

Luizi e ka shprehur disa herë brenda “BBV” se fitorja e këtij formati ishte qëllimi i tij kryesor, por gjithçka ndryshoi kur ai u njoh me Kiarën.

Pyetja e të gjithëve ishte se kush është më e rëndësishme për Luizin, Kiara apo loja dhe këngëtari ka krijuar konfuzion me përgjigjet e tij. Ai ka deklaruar se “Kiara është fitorja e tij”, ndërsa në një moment Luizi zgjodhi lojën përpara moderatores.

Disa javë më parë, kur situata mes çiftit ishte e tensionuar, për shkak të situatës së shumëkomentuar në lidhje me “dh unën” e Luizit ndaj Kiarës, këngëtari shprehu se mes lojës dhe Kiarës, ai zgjedh fitoren.

Por, në një bisedë të fundit, Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother Vip”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.

“Unë dhe ti jemi në finale dhe e fiton ti. Dua të ta jap ty “Big Brother-in” se të dua, e meriton. E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”, tha Luizi.

MË TË LEXUARAT

To Top