Rozë

Luizi ka varësi nga bixhozi? Djali i xhaxhiat të tij tregon çdo gjë

Laorjan Ejlli është djali i xhaxhait të Luizit Ejllit, konkurrenti më i komentuar në Big Brother VIP edicioni i dytë. Ai ishte sot në Tch për të ndarë emocionet, si e ka parë Luizin në këtë Big Brother, rrëfimet e tij dhe gjithçka tjetër.

“Pa diskutim Luizi ka qenë që në fëmijëri një djalë që ka spikatur, fillimisht për këngën. Ka fituar shumë çmime. I uroj shumë që të fitojë. Pa diskutim dhe aty brenda ai po i përshtatet formatit.

E ka këtë fuqi, që të jetë në të gjitha sfidat lider. Luizi është natyrë e dashur. Jep për njerëzit dhe këto që po bën për Kiarën ai i bën për këdo. Gjithmonë ka qenë një personazh që është i njohur për publikun.

Njihej si një person i veçantë. Koha do ta tregojë, por për mua nuk është njeri i keq. Luizi me njerëzit e familjes ka komunikim të vazhdueshëm dhe portalet bëjnë punën e tyre, por ai ka marrëdhënie shumë të mirë. Këto fjalët që kanë dalë për bixhozin janë lojëra portalesh. Unë nuk di të ketë rënë.

Sa herë ai kthehet në Shkodër ne takohemi, kemi pasur dhe bashkëpunime artistike. Aty brenda është një lojë, të gjithë po bëjnë lojën e tyre ashtu si Luizi.

Dhe për mua është në rrugën e mbarë. Ai ka intelektin, ndërgjegjen, e njeh televizionin shumë mirë. Nuk besoj se ai mund të gabojë. Luizin e ka falur Zoti që të jetë i famshëm siç është. Në kohën e gjimnazit, çdo fundjavë ai vinte tek shtëpia ime dhe të nesërmen pasi zgjoheshim nga gjumi, fqinjët na thoshin që keni pasur Luizin, sepse ndihej që ishte aty. Na bënte për të qeshur deri vonë.

Babai i Luizit ishte një person shumë i përkushtuar ndaj familjes së tij. Unë nuk i gjykoj të këqija lajmet ndaj tij. Ai ka vdekur nga vdekje natyrale. Nuk ka pasur komplikacionet që thuhet ngado”, – tregoi ai.

MË TË LEXUARAT

To Top