Rozë

Luizi: Kjo banore duhet të bëjë valixhen dhe të ikë, më ka prekur dy herë atje ku nuk duhet

Gjatë një bisede me Armaldon dhe Kristin, Luizi është shprehur se sipas tij Nita duhet të dalë. Ai dha dy arsye kryesore.

Si fillim, Luizi tha se Nita e ka nominuar kur as nuk e njihte si person dhe së dyti, këngëtari shtoi se ajo e ka prekur te muhabeti i Kiarës.

“Dy herë më ka rënë në qafë. Një herë të fali unë, dy herë… Herën e parë më ka nominuar. Pse më nominove i thashë, ça të bëra? Ke katër ditë që ke ardhur. Tha meqë të nominuan e këta, po të nominoj dhe unë. Një, e dyta ishte dje. Dëshmitar ishte maestro. Më ka prek aty ku s’duhet, te Kiara. Prandaj ajo të bëjë valixhet gati”, u shpreh Luizi.

MË TË LEXUARAT

To Top