Pavarësisht se dita e sotme në shtëpinë e “Big Brother” ka qenë e mbushur me drama, diskutime e debate, provat për shfaqjen kabare, që do duhet të bëjnë banorët ka bërë që atmosfera pozitive të rindizet dhe krijmtaria e konkurentëve të jetë në kulm.
Një nga momentet më interesante të pasdites ka qenë ai mes Luizit dhe Armaldos aka Maestros, me këngëtarin që ka bërë edhe një këngë për mikun-armikun e tij, të cilën nuk duhet ta humbisni.
Në fakt, diskutimet më të shumta brenda shtëpisë sot kanë qenë për nominimet dhe një nga pikat që Luizi ka diskutuar me disa prej banorëve ka qenë pikërisht nominimi i Maestros, që është përpjekur të bëjë “lojra mendjesh” me të gjithë sot.
Këtë gje Ejlli e ka shfrytëzuar edhe për t’u frymëzuar për këngën e tij të re, duke përdorur edhe vijën melodike të operas që vetë Maestro do këndojë në kabare, për të nxjerrë një këngë që titullij fare mirë mund ta kishte “Mos e kruaj”.
Teksti siç mund ta merrni me mend është shumë i thjeshtë, me Luizin që i thotë Armaldos “mos e kruaj me mua se do të të nxjerr nga shtëpia”.