Tea Trifoni dhe Luiz Ejlli janë shfaqur mjaft të afërt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”, madje u duk se mes tyre po krijohej një miqësi. Por mes tyre ka pasur së fundi një debat. Këngëtari është treguar tepër i drejtpërdrejtë në komentet e tij, e kjo nuk është vlerësuar aspak nga ish konkurentja e “Përputhen”.
Pas disa përplasjeve të vogla, biseda kaloi në një pikë shumë personale, ku Tea tha se “Çunat që kanë dalë me të, kanë qenë shumë simpatikë” dhe Luizi i tha se “Ata që kanë dalë me ty, s’kanë pasur shije”, duke iu referuar pamjes së saj të jashtme.
Ai vijoi me krahasimin, duke sjellë si shembull Kejvinën e Efin, për të cilat tha se janë më simpatike se Tea, e cila u prek nga ky koment. Kejvina i doli Teas në krah, duke i treguar Luizit se shumë djem brenda shtëpisë janë më simpatikë se ai.