Rozë

Luizi u bë i njohur edhe në Greqi, prezantuesi habitet kur e dëgjon duke kënduar greqisht

E sikur të mos mjafonte buja në Shqipëri, ku Big Brother Vip po shfaqet kudo, si në rrjetet sociale po ashtu dhe në titujt e portaleve, banorët e shtëpisë më të famshme do të zënë hapësira televizive edhe në mediat e huaja.

Pas vëmendjes që Luizi i kishte tërhequr fituesit të Big Brother Vip Canada, Kevin Jacobs, ku ky i fundit nuk nguroi të shprehte mbështetjen për këngëtarin, ditën e sotme ka qenë radha e mediave greke.

Në një nga emisionet e vendit fqinj shohim se është shfaqur Luizi me Maestron teksa janë duke kënduar brenda në shtëpi, një nga këngët më të famshme greke “Zilevo”.

“Kënga e Giorgos Mazonakis në Big Brother Shqipëri”, dëgjohet të thotë prezantuesi i emisionit i cili ka mbetur jo pak i habitur.

Nderkohe Luizi ka zbuluar një strategji tjetër për lojën ditët e fundit. Pasi futi veten në nominim bashkë me Kristin dhe Armaldon, Luizi zbulon mënyrën se si do ta fusë edhe Oltën e Qetsorin në nominim bashkë me veten.

“Kur dua të shkoj në burg me disa persona të caktuar i fus në tualet.Do shkoj në b.rg me ta dhe do i nxjerr nga shtëpia. Do marr Oltën dhe Qetsorin edhe do futemi në nominim.”, i thotë Luizi, Nitës dhe Fotinisë.

MË TË LEXUARAT

To Top