Sipas Luizit, Fjoralba Ponari është moderatorja më se ksi e ekraneve shqiptare. Në lidhje me këtë kompliment ka reaguar së fundmi vetë moderatorja.
E ftuar në “Wake Up”, Fjoralba është shprehur se nuk e priste dhe e ka falenderuar Luizin. Më tej teksa ka komentuar lojën e banorëve, moderatorja ka thënë se nuk i pëlqen aspak mënyra e ashpër si luajnë.
“Kjo është çështje shijesh, nuk e prisja megjithatë faleminderit se kush nuk i vlerëson komplimentet dhe do e prisja njësoj nga të gjithë që do e thonin aty.
Unë di ta ndaj artin nga artisti, si individ i jap atributin si muzikant, patjetër edhe për lojën që ka bërë por mënyra si protagonistët luajnë nuk është në shijet e mia, agresiviteti që tregojnë ndaj banorëve të tjerë kanë harruar ta shijojnë eksperiencën e tyre të jetës se e kam edhe nga shoqja ime e ngushtë Einxhel.
Më duket sikur shoh survival jo BBV, ka gjuhë të ashpër, bullizem, gënjeshtra e nuk më pëlqen. Nuk kam asnjë të preferuar, mbase Dea deri diku për qetësinë olimpike dhe inteligjencën që ka”, ka thënë ajo.