I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Dom Gjergj Meta tha se ka ëndërr që të marrë nga një gurë nga kishat e Mirditës për të bërë një monument në hyrje të Mirditës.
Ai tha kemi një koncept të gabuar në lidhje me zhvillimin, duke e ngatërruar me rritjen. Dom Gjergji shtoi se nuk mund të ndërtohet e ardhmja pa ditur të shkuarën.
Dom Gjergj: Kam ëndërr që të merrja nga një gur në çdo kishë të Mirditës dhe të bëja një monument në hyrje të Mirditës, por nuk e di se si ta realizoj se është një dioqezë shumë e varfër. Por në këtë vend më lehtë sponsorizohen miset se sa një gjë e tillë. Ka shumë kisha të rrënuara ose nën ferra.
Unë mendoj se kemi një koncept të gabuar të zhvillimit. Ne ngatërrojmë rritjen me zhvillimin, kafshët dhe pemët rriten, ne zhvillohemi, ne nuk mund të shkëputemi me të shkuarën. Tradita ruan hirin dhe gërmadhat. Ne nuk mund të ndërtojmë ta ardhmen pa ditur se çfarë kanë bërë paraardhësit tanë. Elementi i betonit të parë vetëm në rritjen e kateve është i shkëputur nga tradita.
Po të shohim sot Ramën, Parisin dhe qytetet e tjera, bashkëjeton e vjetra me të renë. Ka një qasje sikur çdo gjë po niset nga fillimi në Shqipëri. Në kulturën dhe historinë e këtyre 30 vitet të gjithë përjetuar nisjen nga zero.