Gjatë izolimit në “b urg”, nuk kishte sesi të mungonin debatet mes Oltës dhe Luizit.Luizi bëri një lojë me Oltën, Armaldon dhe Kristin. Ai tha se kishte negociuar me Vëllain e Madh për daljen nga b.rgu. Por Olta ka në kurth tërësisht.
Ndonëse nisi si lojë, Olta e mori si pr ovokim dhe komenti i Luizit shkaktoi debat për ashpër mes tij dhe Oltës. Olta: Luizi më bëri ta besoj këtë gjë. E vërteta është që ai hyri shumë shpesh te dhoma e rrëfimit dhe unë e besova. Besimi u forcua akoma më shumë kur erdhi zarfi i bardhë. Unë rash brenda komplet. Nuk më duket e bukur, por u shqetësova. Nuk mund të spekulosh sikur po negocion me Vëllain e Madh.
Luizi: Çfarë flitet në dhomën e rrëfimit, qëndron aty.Olta: Ti një gabim e bëre.Luizi: Nuk të ndërpreva. Nuk përdoret kurrë Vëllai i Madh sikur është bashkëpunëtor me ndonjërin prej nesh. Kisha gjithë ditën që i thoja që kam negociuar, por pa përmendur Vëllain e Madh. Unë hyra dhe i thash jam duke negociuar daljen tonë. Unë i thash që tani do vijë zarfi i bardhë që ne të dalim.
Olta: Dhe faktikisht ashtu doli.Luizi: Unë jam i lirë të bëj dhe të them çfarë të dua.Olta: Ti pe zarfin dhe erdhe na e the ti. Dea: Më fal, për çfarë po debatoni? Luizi thjesht bëri një lojë.
Olta: Nuk mund ta përmendësh Vëllain e Madh.Luizi: Unë fjalën Vëllai i Madh nuk e kam përmendur në asnjë moment.Olta: Është e shëmtuar, kjo që po bën Luizi.
Luizi: Hape derën dhe ik. Olta: Me mua e ke ti? Luizi: Me ty e kam, hape derën dhe ik. Zhaklin: Debatet mes jush janë absurde. Olta e njeh Luizin dhe lojën e tij. Nuk është hera e parë që ai krijon situata të tilla. Ky debat është artificial.
Dea: Pse po afrohem unë të ushtria e Luizit? Bledi: Ka qasje me mënyra të tjera. Arbër: Është lojë e pisët të përfshish Big Brother në këtë lojë. Nuk e kuptoj sesi Olta e mendon se mund të ketë pasur një negocim mes tyre. Kë ka mik Luizi, na e thuaj edhe ne.
Kiara: Që nga dita e parë, Olta më ka thënë se kjo histori dashurie do të prishë lojën.Olta: Kiarën e vlerësoj si njeri, por si lojtare nuk më duket e fortë.
Bledi: Që kur hyra unë, këta janë bërë bashkë. Ndajnë çdo gjë bashkë, qelinë, drekën, çdo gjë. Olta: Ashtu vendosi Vëllai i Madh. Arbër: Olta dhe Luizi kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Kanë arritur në nivelin që merren vesh me sy. Luizi: Unë kam qejf ta shikoj Oltën në këtë gjendje. Ti Dea ke qenë ushtare e saj.Dea: Jo nuk kam qenë.