Loja siameze ka bërë që çifti Luizi dhe Kiara të jenë paska të distancuar këto ditë. Distanca e tyre duket se është reflektuar gjithashtu edhe në komunikimin e çiftit, teksa jo më larg se mbrëmë dyshja ka patur një debat të vogël dhe e gjitha prej një teke të Kiarës.
Teksa moderatorja i ka kërkuar të dashurit të saj një cigare elektronike dhe e ka kërcënuar se s’do ti flas më, duket se Luizi është thyer dhe ka pranuar.
Pasi mori prej tij një pergjigje pozitive, Kiara nuk i ka lënë tekat duke e refuzuar dhe duke u mërzitur. Kiara: Më jep një veep (cigare elektronike) sa për tani se s’kam cigare. Hh more ti mos u bëj kështu.
Luizi: Si po bëhem pse ti je më e mirë se të tjerët, ça do më japësh në këmbim? Kiara: Do ma japësh apo s’të flas më me gojë. Luizi: Do rrish pa folur? Kiara: Po! Luizi: Merre atëherë. Kiara: Nuk e dua tani
Teksa e gjithë shtëpia ishte mbedhur në kuzhinë për të gatuar ballokumet për Ditën e Verës, Luizi i është drejtuar parteneres së tij duke i thënë që nuk ishte shqetësuar aspak për gjendjen e tij shëndetësore.
Me menefregizëm Kiara i është kthyer dhe i ka thënë: Ti atë punë ke çdo dy ditë. Luizi: Si nuk e çau menderen hic, gjithë ditën.