Rozë

”Ma puth gruan”/ Këngëtari i njohur që këndoi në Tiranë merr kërkesën e pazakontë

Pas koncertit në Tiranë, Maluma vazhdon turin e tij në Europë. Pothuajse secila skenë ndezet nga performanca e tij.

Së fundmi artisti kolumbian ka performuar para publikut në Luksemburg dhe nga skena i ra në sy një kërkesë e veçantë e një të pranishmi.

Një burrë në mes publikut mbante në dorë një pankartë ku shkruhej: Puth gruan time. Kjo mori vëmendjen e Malumës, i cili plotësoi dëshirën duke zbritur dhe puthur gruan e tij.

Por ndryshe nga herat tjera që jemi mësuar ta shohim Malumën teksa puth vajzat në buzë, këtë herë puthja ishte në faqe, sigurisht duke respektuar burrin e saj.

Maluma u përball me kërkesën e pazakontë të fansit në koncert: Më puth gruan

MË TË LEXUARAT

To Top