Ndryshe nga herët e tjera, këtë javë mënyra e nominimeve në “Big Brother Vip Albania” ishte disi ndryshe. Deri të martën, publiku duhet të votojë duke zgjedhur të preferuarin e tyre.
4 më pak të preferuarit do të shkojnë automatikisht në nominim ku njëri prej tyre do të dalë të shtunën nga shtëpia. Ditën e sotme gjatë një bisede me Luizin, maestro ka bërë një deklaratë të papritur. Ai është shprehur se të martën do të iki nga shtëpia. Duke qenë se e marta nuk ka eliminim, mos ndoshta Armaldo po mendon tërheqjen nga gara?