Mbrëmjen e djeshme pas prime-t, Ermiona i tha Luizit se dëshiron të largohet nga shtëpia. Ajo shprehet se nuk mund të durojë njerëz fallco.
Luizi i tha mos t’ia japë këtë kënaqësi banorëve. Ai e këshilloi të qetësohej e të flinte dhe nesër ta mendonte më mirë. Mbrëmjen e djeshme Olta ka biseduar me Armaldon dhe i ka kërkuar mendim në lidhje me Ermionën.
Olta: Tani kam një pyetje, si mendon në këtë pikë të lojës që jemi, të merrem me Jonën? Apo mos të merrem fare fare, ta paketojmë? Armaldo: Nuk ndryshon gjë si të merresh si jo.
Olta: Mos është më mirë të merresh me të? Sepse kështu ajo del nga vetja, bërtet ulëret. Armaldo: Duhet të ruash qetësinë me atë. Olta: Nuk ma heq dot qetësinë ajo mua. Armaldo: Merru, se fillon bëhet e bezdisur ajo.
Nderkohe sot Me një komunikim zyrtar nga “Big Borther Vip”, Ermiona Lekbello është skualifikuar ditën e sotme nga loja.Në zarfin e zi që erdhi këtë mëngjes në shtëpi, shkruhej se pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga “Vëllai i Madh”, këngëtarja ka ushtruar “në mënyrë të përsëritur” dhunë verbale ndaj banorëve prandaj edhe është përjashtuar menjëherë.
Si duket shkak për përjashtimin e Jonës është bërë një debat mes asaj Oltës dhe Maestros. Mesa duket Ermiona ka përdorur fjalë banale ndaj aktores, e cila ditën e sotme po tregonte se ajo e kishte quajtur “balenë” si dhe e kishte ofenduar.