Lajme

Makina bie në kanal në Itali/ Katër të rinj japin shpirt në vend, njëri prej tyre ishte shqiptar

Një aksid.ent i ka marrë jetën fatkeqësisht 4 të rinjve në orët e para të së dielës në Godega di Sant’Urbano, në Itali.

Një Volkswagen Polo, ku udhëtonin 4 të rinjtë të gjithë nga 18 deri në 19 vjeç, humbi kontrollin në një kthesë dhe më pas doli nga rruga, ku u për plas më tej me një pemë dhe u për mbys në një kanal.

Asnjë nga të rinjtë nuk arriti t’i mbijetojë përplasjes së fortë. Mediat italiane shkruajnë se mes tyre është edhe shtetasi shqiptar Xhuliano Këlliçi, 19 vjeç.

Alarmin e kishin dhënë menjëherë banorët e zonës pas zhurmës së fortë nga përplasja e mjetit. Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme, por asgjë nuk mund të bëhej për të rinjtë që kishin ndërruar jetë në vend.

MË TË LEXUARAT

To Top