Rozë

”Mami nuk më foli tre muaj”/ Rudina Dembacaj: Më thoshte Marku me tre fëmijë

Rudina Dembacaj është një aktore mjaft e dashur e humorit. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në programin “Rudina”, së bashku me motrën e saj ku kanë folur për lidhjen e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën.

Foto) Pak ditë para dasmës, Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokun vendosin të  shijojnë këtë qytet të bukur – Balkanweb.com – News24

Ndër të tjera, Rudina tregoi edhe një situatë që ka qenë paksa e komplikuar. Ajo zbuloi momentin kur nuk foli për një kohë me nënën dhe pjesën tjetër të familjes së saj.

“Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve, Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë. Më mbajtën qëndrim se u dukej një gjë e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi. Si ja thashë? U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë.

Edhe ika vazhdova” – tha Rudina, duke shtuar se “Reda e kishte njohur Markun, por sidoqoftë ishte situatë e komplikuar. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë, goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta kuptonin të gjithë. Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar, përveç ndjenjave të mia që mund t’i kuptonte vetëm Reda”, tha Rudina gjatë fjalës së saj.

Të dua”, Rudina Dembacaj uron me fjalë të ëmbla djalin e Markut: Gëzuar  ditëlindjen biri im

MË TË LEXUARAT

To Top