Lajme

Marko Bello ndërroi jetë nga koronavirusi, shpërthen Arben Malaj: Boll me hipokrizi ju Rilindasit e Ramës e lini të prehet i qetë!

Ish-deputeti socialist Arben Malaj, mik i Marko Bellos që ndërroi jetë ditën e sotme nga koronavirusi në një spital në Turqi ku u dërgua për mjekim, ka reaguar për mesazhet e ngushëllimit dhe postimet e socialistëve në rrjetet sociale. Ai i cilëson hipokrizi, pasi Bellon e larguan nga PS-ja.

Koronavirusi i merr jetën ish-deputetit, Marko Bello – A2 CNN

“Boll me hiporizine tuaj ndaj kolegut dhe mikut Marko Bello! Lereni te prehet i qete! Eshte shume e vertete qe Marko ishte nje deputet diplomat, minister dhe profesor me vlera dhe kontribute te vecanta, Por pasi e shpallet “Ar mik te Partise” asnje mundesi nuk i dhate qe ti sherbente vendit te tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizem.

Keshtu jeni sjelle me shume shqipetare te mire, thjeshte dhe vetem se i konsideroni armik te partise.

Per kategorine arroganteve dhe te babeziturve populli ka nje mallkim nga shpirti : “Kurre mos u ngopshi” shkruan ai.

Lajm i trishtë nga Turqia, koronavirusi i merr jetën ish-deputetit të PS-së, Marko Bello - Ora News

MË TË LEXUARAT

To Top