Rozë

Marku i kërkon fëmijë, por Rudina habit me përgjigjen që i jep: Këto syzet më bëjnë yll

Herë pas here Rudina Dembacaj ndan me ndjekësit mesazhe të cilat tregojnë marrëdhënien që ajo ka me partnerin e saj Mark Frrokun.

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku martohen në ditën e parë të vitit - APEL  MEDIA

Së fundmi aktorja e humorit ka publikuar një pjesë të bisedës së saj me ish-deputetin ku tregon se kanë shkuar për uruar një mikeshë për ardhjen e fëmijës, mirëpo Marku e pyet Rudinën se kur do të bëjnë ata vetë një fëmijë.

Nëpërmjet postimeve në InstaStory Rudina tregon për ndjekësit:

Unë dhe Marku po ikim për urim, ka lindur një beb!

Marku: Zemër. Të gjithë po bëjnë beba. Po ne? Kur do jesh gati?

Unë: Shpirt këto syzet janë “Laura Imami” designer nga Kosova, shumë e suksesshme në Amerikë. Shih sa yll i bën.

Marku: Shumë të bukura zemër i gëzofsh.

Unë: Më fal e suksesshme në Angli.

Marku: Kuptoj shpirt, do të të shkonin shumë po të ishe edhe shtatzënë.

Unë: Pse shpirt, s’të pëlqen që jam si ngjalë?

Kujtojmë së disa javë më parë, Rudina Dembacaj gjatë një interviste tregoi planet e saj për të pasur një fëmijë me Mark Frrokun. Aktorja e humorit është pyetur shpesh herë na ndjekësit në lidhje me këtë temë por ajo asnjëherë nuk e ka pasur një përgjigje të saktë.

“Unë bëj sikur e kam në plan. Kjo është një temë që është diskutuar shumë mes meje dhe bashkëshortit tim”,– tha ajo teksa ishte e ftuar tek “Rudina”.

Rudina Dembacaj zyrtarizon lidhjen me Mark Frrokun: E di që e donit të  gjithë... ! E dua si partner në jetë dhe në biznes (FOTO) - Shqiptarja.com

MË TË LEXUARAT

To Top