Elsa Hysi, e cila punon si social media manager tha: “Fiver është një aplikacion ku mund të regjistrohesh dhe bën ato punë që mund të bësh më mirë.
Përshembull mund të jesh një dizenjator shumë i mirë, mund të jesh një njeri që punon me teknologjinë dhe websitet. Unë personalisht jam social media manager, menaxhoj kompanitë nga e gjithë bota, të cilat kanë ushqime, veshje. Arsyeja përse jam këtu do të thotë që fitoj shumë, po e zë më minimalen 1000 dollarë në muaj.”
Ndërsa Johan Nasto u shpreh se të ardhurat e tij janë shumë të larta falë punës që realizon online.
“Pikat e mira më të mira janë programimi dhe dizajni. Të gjitha këto objektiva, i kam arritur me të ardhura shumë të mëdha nga 3000, 3100 dollarë për një punë. Nëse i mbledhim këto, mbase dhe të l odhemi më shumë, nëse më kalon një punë nga 2 orë në 7-8 orë në ditë, kalon një punë me turne dhe shkon në…
Deri në 4-5 mijë euro?
Jo deri në, por baraz me infinit sepse nuk e di sa mendja jote ka.”