Pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit ka ardhur edhe reagimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Aj shprehet se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike dhe vlerave europiane ndërsa falenderon SHBA dhe BE për rolin e tyre mbështetës.
“Reciprocitet e barazi. Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet.
Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”, shkruan Vjosa Osmani.