Leximi

Martohet 32-vjeçarja e verbër, të gjithë të ftuarit mbyllin sytë për ta përjetuar njësoj si ajo

Të jesh një njeri i realizuar në jetë dhe të arrish qëllimet e tua, nuk ka asgjë që të ndalon, përfshi këtu dhe të mos pasurit mundësi të shikosh, pra të jesh i verbër.

Australiania Stephanie Agnew, 32 vjeç, u martua me dashurinë e jetës së saj, Robbie Campbell, në një ceremoni e cila dukej e ngjashme me qindra të tjera – derisa mysafirët bënë diçka të veçantë për të.

Në vend se ta shikonin ceremoninë në Maleny, Queensland, 54 mysafirët e ftuar në dasmë mbyllën sytë në mënyrë që të përjetonin çdo moment si nusja – e cila është e verbër.

Ajo ka gjendjen shëndetësore të njohur si Distrofia Cone-Rod – një kusht shëndetësor ky që bën që ajo të shoh vetëm pak dritë, por asgjë më shumë sesa errësirë totale.

Fotografi i dasmës, James Day, nxori fotografitë të cilat u shpërndanë me të madhe në mediat e huaja – të cilat tregojnë atë se sa mirë u ndje nusja në momentin kur eci drejt altarit në fustanin e saj të pabesueshëm.

Kjo histori duhet të sherbejë si frymëzim dhe motivim për të gjithë ata që janë të verbër apo kanë probleme të tjera në jetë, që nuk duhet të ndalen asnjëherë për të gjetur lumturinë.

telemedia.al

MË TË LEXUARAT

To Top