Dita e sotme është shumë e veçantë për Fifin dhe familjen e saj. E motra ka kurorëzuar dashurinë me martesë dhe lajmin e ka bërë të ditur Fifi, me anë të një postimi në rrjete sociale.
Këngëtarja ka publikuar një foto të së motrës, Edonës, të veshur me fustanin e nuserisë. Ajo duket yll dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
“Urime nusja më e bukur në botë. Urime dashuria ime. Inshallah je e lumtur e ju shkon jeta omël bashkë gjithmonë edhe e ngreh atë këmbë zvarrë e ma lëshon renin. Të dua motër”, ka shkruar Fifi krahas fotos.