Indrit Bajraktari, 25-vjeçari që kishte dalë në det me motor uji me 17-vjeçaren Enisa Doda që u mb yt në Velipojë, do të qëndrojë me masën e sigurisë arr est në bu rg. Këtë vendosi sot gjy kata, e cila dëgjoi edhe versionin e të dysh uarit për mby tjen e adoleshentes.
Për herë të parë, ai ka treguar çfarë ndodhi në det 4 ditë më parë, kur Enisa Doda u gjet e mby tur.
Indrit Bajraktari është shprehur se kanë qenë të dy së bashku me motor uji. Sipas tij, nga motori u rrë zuan të dy pa ndjenja.
25-vjeçari ka deklaruar se për rreth 40 minuta ka qëndruar pa ndjenja në ujë. Ai pretendon se është gjetur nga një çift tjetër të cilët kishin dalë gjithashtu me motor uji.
“Kemi rënë të dy pa ndjenja në det. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë. Ka ardhur një çift tjetër me motor uji dhe më thanë se do të njoftonin ata të motorave. Ishin dy veta dhe nuk kishte vend për mua në motorin e ujit. Pasi u përmenda, tentova të dal me not nga frika, më kapi paniku”.
Indrit Bajraktari ka deklaruar se as ai dhe as Enisa nuk kishin të veshur jelekët e shpëtimit.
Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata ka vendosur arr est me bu rg për 25-vjeçarin, i cili akuzohet për moskallëzim kr imi. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 17-vjeçarja Enisa Doda hu mbi je tën nga bll okimi i frymëmarrjes pasi u mb yt në det.
Sipas ekspertëve, shenjat e nxira në trup janë si pasojë e bllo kimit të frymëmarrjes dhe jo nga dhuna, siç dyshoi fillimisht pol icia.