Lajme

Mban dy gra në shtëpi, burri bëhet baba për herë të 19-të/ Ia ka vënë fëmijës emrin Mjaft

Sad Zeher Gezer jeton në një provincë të Turqisë me dy gratë e tij dhe fëmijët. Burri së fundmi është bërë baba për herë të 19-të, por përtej këtij fakti vëmendjen e ka marrë emri që i ka vendosur fëmijës.

Sad Zeher Gezer ka zgjedhur që ta quajë djalin “Yeter”, e cila e përkthyer në shqip do të thotë “mjaft”.

Në një intervistë për mediat, Gzer ka thënë se ai dhe gratë e duan familjen e madhe, por për të siguruar ushqim për ta është shumë e vështirë. Kjo lidhet dhe me situatën e krijuar nga pandemia, pasi puna e mëparshme e tij është mbyllur, ndërsa aktualisht e ka të vështirë të gjejë një punë të re.

MË TË LEXUARAT

To Top