Lajme

Mbani lotët! Ta prek zemrën 33-vjeçarja me lot në sy tregon: Kisha djalin sëmurë vjehrra me vjehrrin as lekë të bija ilaçe s’ma dhanë pastaj…..

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Antigona Hoxha, 33 vjeç, nga Burreli e cila jeton me qira në Durrës. Ishte 25 vjeçe kur e martuan me shkuesi me dikë nga qyteti i Korçës. Marrëdhënia e tyre ishte jo shumë e mirë. Sollën në jetë një djalë i cili sot është 6 vjeç.

I thashë nuk të dua”, historia e dashurisë që nisi në kishë dhe u ndërpre nga lufta në '97 - Tv Klan

Kur djali ishte 1 vit, kishte probleme me përqëndrimin dhe e çuan tek një mjek në Korçë, i cili u kërkoi t’i bënin një ez he në tru sepse dyshohej për elementë të spektrit të çrregullimit të sjelljes.

Por ish-bashkëshorti i Antigonës ishte i pakujdesshëm dhe indiferent dhe nuk pranoi ta çonin djalin për kontroll tjetër. Ai ndikohej nga prindërit e tij, kur djali kishte nevojë të shkonte në spital, ata nuk e dërgonin dhe nuk i blinin ilaçet e nevojshme. Madje që 3 muajsh ata i jepnin për të ngrënë kos dhe makarona me ujë, nuk i blini ushqimet që i duhej një fëmije në atë moshë.

Antigona: Unë jam nga Bureli por jetoj në Durrës.

Mirela Milori: Sa vjeç je?

Antigona: 33 vjeç.

Mirela Milori: Kur je martuar?

Antigona: Në Janar të 2014 u martuam me shkuesi. Isha 25 vjeç.

Mirela Milori: Bashkëshorti ku punonte?

Antigona: Në Korçë, ai merreshe me tokat.

Mirela Milori: Si ishte martesa?

Antigona: Fillimisht mirë derisa lindi djali, pastaj më mbrapa vazhduan problemet. Pas 2-3 muaj i nisën djalit Fabiolit temperaturat dhe asnjëherë nuk e dergonin në spital, i jepnin vetëm paracetamol.

Mirela Milori: Kush?

Antigona: Familja e bashkëshortit, nuk e dërgonin në spital. Unë nuk kisha asnjë të ardhur, nuk më jepnin lekë që ta dërgoja. Ai bënte çfarë t’i thoshin prindërit. Vjehrri menaxhonte anën ekonomike të shtëpisë.

Mirela Milori: Po me vjehrrën si ishe marrëdhënia?

Antigona: Jo mirë. Unë kam tipin që kur thonin diçka, shkoja qaja tek dhoma, nuk i kam kthyer asnjëherë fjalë. I thoja ndonjëherë që do iki sepse nuk shtyhet më dhe ata thoshin s’ke ku të ikësh. Me njerëzit e mi e kam diskutuar dhe më thoshin hë se do ndyshojë, do ndryshojë. Kur djali im doli me anemi të përqindjes së lartë ata nuk i kanë marrë një ilaç, 18 mijë lekë bënte dhe nuk ia morën.

Mirela Milori: Pse?

Antigona: Justifikoheshin e thoshin nuk kemi lekë, por unë e dija shumë mirë që kishin.

Mirela Milori: Po ti çfarë i the?

Antigona: Nuk kisha çfarë t’i thoja, isha atje. Një herë kur isha tek mami, ia mori mami im. Djali ishte 6 muajsh kur kishte anemi. Djali vetëm kos hante sepse ata nuk i blinin asnjë gjë për të ngrënë, nuk kishin asnjë ushqim, vetëm kos dhe kur shkuam tek doktori më thanë se çfarë i jep këtij fëmije.

Historia ime - Emisioni 6 (11 nentor 2019) - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top