Filloreta Raçi e njohur me emrin e saj artistik si Fifi duket e pandarë nga i dashuri i saj Adis Patushi. Këngëtarja ndan shpesh foto me të dashurin e saj edhe në rrjetet sociale, zbulon momente të ndryshme të marrëdhënies së tyre.
Këngëtarja ka ndarë së fundmi në rrjetin social Tik-Tok një video teksa po ushtrohej në palestër. Por ajo që ka marrë vëmendje është veprimi i partnerit të saj, i cili afrohet dhe i gjuan në të pasme.
“Kjo është mënyra se si partneri im më jep kurajo”- shkruan Fifi krahas videos. Videoja ka marrë menjëherë shumë komente nga ndjekësit e këngëtares, ku komplimentonin çiftin për raportin e tyre, por nuk kanë munguar as komentet negative.
“Sa e shëmtuar, s’kisha guxuar kurrë të të prek ty.”, “Mbeturina të të tjerëve të dy. Ordinera”– janë disa nga komentet e lëna nga ndjekësit, ndërkohë këngëtarja ka vendosur të mos iu përgjigjet.
Fifi postoi më herët në Instagramin e saj një foto së bashku me Adis Pautshin, bëri edhe një shkrim. Ajo tregoi që “zihet, zemërohet dhe thyen rregullat” me Adisin, por në fund shtoi: “ne e duam njëri-tjetrin.”
“Ne zihemi me njëri-tjetrin, ne zemërohemi me njëri-tjetrin, ne thyejmë rregullat, por ne e duam njëri-tjetrin 🫀 t’du”- shkruan këngëtarja.
Prej disa muajsh Fifi dhe e Adisi po jetojnë romancën e tyre në sytë e publikut. Çifti i formuar pak kohë më parë, nuk e kanë pasur aspak problem që ta publikojnë historinë e tyre, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Në rrjetet sociale, çifti na le të kuptojmë se janë më të dashuruar se kurrë, duke qëndruar së bashku 24 orë në ditë. Kohët e fundit ata kanë nxitur zëra se mund të jenë në pritje të një fëmije.