Rozë

Mbrojti Beatrix/ Vajzën e ministrit që është lidhur me Romeon: Po Bora Zemani çfarë të ka bërë ty?

Kryefjala e mediave vazhdon të jetë trekëndëshi, Bora-Donald-Beatrix. Më e fundit që ka reaguar është partnerja e Romeo Veshajt, Aleksia Peleshi, e cila ka mbështetur publikisht këngëtaren. Kjo i ka bërë ndjekësit të mendojnë se ajo është kundër Borës.

“Pse për Borën nuk thua gjë? Çfarë të keqe të bëri ajo që iu ke hedhur kundër?”, e ka pyetur një prej tyre. Aleksia nuk ka hezituar të përgjigjet duke treguar se gëzon shumë respekt për moderatoren dhe kur janë takuar ia kanë kaluar shumë mirë bashkë.

“Në cilin moment iu hodha kundër? Fakti që mbështes Trixën në vendimin për të mos i sakrifikuar ndjenjat e saj, nuk do të thotë që kam diçka kundër Borës, përkundrazi.

Unë kam shumë respekt për atë vajzë, sa herë kam qenë me të ia kam kaluar shumë mirë, por ajo ka vazhduar jetën e saj me dinjitet dhe të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju”, ka thënë Peleshi.

Shumë fansa e kanë marrë si “personale” historinë e trekëndëshit Bora-Donald-Beatrix dhe i kundërvihen njërës ose tjetrës palë a thua sikur është histori e tyre personale.

Bora dhe Donaldi i japin fund lidhjes? Detaji që i futi të gjithë në  dyshime – Abc News

MË TË LEXUARAT

To Top