Njëqind e nëntë karroca bosh – si njëqind e nëntë fëmijët që deri më tani, sipas Pr okurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, janë vra rë nga sulmet ruse – janë shpërndarë në sheshin qendror të Lviv.
Është një protestë e heshtur e organizuar nga ukrainasit për të thënë mjaft vra sjeve të fëmijëve.
“Karrocat simbolizojnë jetën e atyre engjëjve që tani mbrojnë qiellin mbi Ukrainë. Ne kërkojmë nga të gjithë të rriturit në mbarë botën që të veprojnë si mburojë për të mbrojtur fëmijët tanë dhe për t’u dhënë atyre një të ardhme. Mbroni fëmijët ukrainas!”, ka shkruar kryetari i bashkisë së qytetit, Andriy Sadovyi, në Facebook.